Liga e Kombeve, Franca mund Belgjikën, Olise vendos në minutat e fundit

Nga Dea Kozma
29 Shtator 2026, 12:20 | Futboll

Franca vazhdon me rezultate perfekte në Nations League dhe Zinedine Zidane e nis aventurën në stolin e kombëtares me dy fitore në dy ndeshje. Pas suksesit 1-0 ndaj Turqisë në debutim, gjelat mposhtën me të njëjtin rezultat edhe Belgjikën në transfertë, në një ndeshje që u vendos vetëm në fund.

Franca e kontrolloi pjesën më të madhe të takimit dhe pati disa mundësi për të kaluar në avantazh, ndërsa Belgjika rezistoi deri në minutat e fundit. Në mungesë të Kylian Mbappe, i dëmtuar në ndeshjen e parë ndaj Turqisë, përgjegjësinë për momentin vendimtar e mori Michael Olise. Mesfushori i Bayern u aktivizua nga stoli dhe në minutën e 88-të bëri diferencën. Olise mori topin, avancoi nga gjysmëfusha e tij dhe me një goditje spektakolare mposhti portierin belg, duke i dhënë Francës fitoren 1-0.

Një sukses i rëndësishëm për Zidane, që regjistron dy fitore në dy ndeshjet e para si trajner i Francës. Ndërkohë, Franca kryeson grupin pas dy javëve të para dhe tashmë pret sfidat e radhës në këtë Nations League, atë ndaj Italisë në 2 tetor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos