Plagosje me thikë në fshatin Sovjan.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një person është paraqitur në urgjencën e spitalit të Korçës i plagosur me thikë, raporton korrespondentja e Top Channel Dhorjela Çule.

Ilir Hamolli është identifikuar si i plagosuri, ndërsa autori dyshohet shtetasi me inicialet M.R, për të cilin vijon puna për vënien në pranga.

Dyshohet nga deklarimet paraprake në urgjencë, se i plagosuri dhe një tjetër person janë zënë në fshat për bagëtitë. Policia është drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur rrethanat.

Sipas burimeve në spital, i plagosuri ka marrë një plagë në pjesën e barkut dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve. Momentalisht nuk ka rrezik për jetën.

Top Channel