Të shtëna me armë në Qafështamë, qëllohet gjatë aksionit antidrogë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 29.09.2026, 12:13

Një operacion antidrogë është duke u zhvilluar në zonën e Qafështamës dhe në malet e Krujës, ku forcat e Policisë së Tiranës kanë zbarkuar në terren për kontrolle kundër kultivimit të kanabisit.

Në operacion janë angazhuar edhe efektivë të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), ndërsa kontrollet po kryhen në zona malore dhe të vështira për t’u aksesuar.

Gjatë aksionit janë dëgjuar disa të shtëna, duke krijuar momente tensioni në zonë. Paraprakisht dyshohet se mund të jetë përdorur armë gjahu, ndërsa autoritetet po verifikojnë ende se nga kanë ardhur të shtënat dhe në çfarë rrethanash janë kryer.

Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.

Nga kontrollet në terren, sipas burimeve paraprake, janë evidentuar bimë kanabisi, të cilat po asgjësohen nga forcat e angazhuara në operacion.

Aksioni vijon në terren, ndërsa pritet që Policia të japë më shumë detaje mbi sasinë e bimëve të sekuestruara/asgjësuara dhe rrethanat e të shtënave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit