Katër shtetas të Polonisë janë ndaluar në Tetovë, pasi dyshohet se dëmtuan derën hyrëse të magazinave ushtarake në zonën e Erebinës.
Të lidhura
None found
Sipas njoftimit të SPB Tetovë, ngjarja është raportuar më 28.09.2026, rreth orës 18:24, nga Policia Ushtarake e URMV-së. Në denoncim thuhet se në hapësirën ku ndodhen magazinat ushtarake, disa persona që lëviznin me katërrotorë (ATV) dëmtuan derën e objektit.
Personeli ushtarak në detyrë ndaloi katër persona, të gjithë shtetas polakë: H.M.A. (55), D.K.V. (55), K.V. (41) dhe K.J.R. (36). Ndërkohë, tre persona të tjerë që përdornin katërrotorë u larguan dhe janë shpallur në kërkim.
Të ndaluarit u privuan nga liria për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale të paraparë në nenin 350 të Kodit Penal, “hyrje epaautorizuar në objekte ushtarake”.
Policia po vijon veprimet për lokalizimin e tre personave të tjerë. Pas përfundimit të dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të ndërmerren parashtresat përkatëse, bëri të ditur SPB Tetovë./Telegrafi/
