web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plagosje me thikë në Maliq

29 Shtator 2026, 12:21, Kronika CNA

Plagosje me thikë në Maliq

Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Sovjan në Maliq. Sipas informacioneve paraprake, një person është paraqitur në urgjencën e spitalit të Korçës i plagosur me thikë.

I plagosuri, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ka marrë një plagë në pjesën e barkut dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve, por nuk ka rrezik për jetën.

Nga deklarimet paraprake në urgjencë, dyshohet se i plagosuri dhe një tjetër person janë zënë në fshat për bagëtitë. Policia po shkon drejt vendit të ngjarjes për të zbardhur rrethanat. /CNA





Lajmet e fundit nga