E martë, 29 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ngjarje e rëndë në një shkollë fillore, nxënësi vret me thikë mësuesen, plagos dy të tjerë

Një nxënës i një shkolle fillore në veriperëndim të Sllovakisë ka goditur për vdekje me thikë një mësuese dhe ka plagosur të paktën dy persona të tjerë, njoftuan autoritetet.

Viktima është një mësuese 61-vjeçare. Mes të plagosurve është edhe një nxënës, i cili ndodhet në gjendje kritike, si dhe një mësuese 41-vjeçare, e cila është shtruar në spital me plagë të rënda.

Reklamë

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur motivin e sulmit dhe ende nuk është e qartë nëse autori është arrestuar. Policia deklaroi se situata është nën kontroll dhe se nuk ka më rrezik për publikun.

Presidenti i Sllovakisë, Peter Pellegrini, shprehu tronditjen e tij për ngjarjen dhe ngushëllimet për familjen e viktimës. Edhe kryeministri Robert Fico shprehu solidaritetin me familjarët e viktimës dhe të plagosurve.

Vitin e kaluar, një 18-vjeçar goditi për vdekje me thikë një zëvendësdrejtor 51-vjeçar dhe një nxënës 18-vjeçar në një shkollë të mesme në veri të vendit.

Në vitin 2020, një ish-nxënës 22-vjeçar sulmoi një shkollë të mesme në Vrútky, duke vrarë zëvendësdrejtorin dhe plagosur pesë persona, mes tyre dy nxënës. Ndërsa në vitin 2022, një nxënës sulmoi dhe plagosi një vajzë në një shkollë të mesme në Nováky.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.