FSHF ndryshon agjendën e Superiores, zyrtarizohet data e derbit Partizani-Tirana

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar ndryshimet në axhendën e javës së gjashtë të Abissnet Superiore, ku në fokus është derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës.

Partizani do të presë Tiranën më 11 tetor, të dielën, në orën 18:30, në stadiumin “Air Albania”. Në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë do të luhet edhe përballja Vllaznia-Dinamo.

Fillimisht, sfida e Shkodrës ishte planifikuar të zhvillohej më 10 tetor, por FSHF ka vendosur ta zhvendosë për të njëjtën ditë me derbin e kryeqytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshim ka edhe për ndeshjen mes Teutës dhe Skënderbeut. Takimi që ishte parashikuar të luhej më 11 tetor, është shtyrë një ditë më herët dhe do të zhvillohet më 10 tetor, ora 18:30, në Durrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy përballjet e tjera të javës së gjashtë mbeten sipas programit fillestar.

10 tetor, ora 18:30

Elbasani – Vora

10 tetor, ora 18:30

Teuta – Skënderbeu

11 tetor, ora 13:30

Laçi – Egnatia

11 tetor, ora 18:30

Partizani – Tirana

11 tetor, ora 18:30

Vllaznia – Dinamo

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?