Rita Ora siguron patentën pas 12 vitesh, ndan momentin e veçantë me ndjekësit

Pas një pritjeje 12-vjeçare, këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka arritur të kalojë me sukses provimin e drejtimit të automjetit.

Të lidhura

None found

Lajmin e bëri publik vetë artistja 35-vjeçare përmes një postimi në “Instagram”, ku ndau disa fotografi nga ditët e fundit. Në njërën prej tyre, Rita shfaqet me certifikatën e re në dorë, ndërsa pozon pranë makinës së autoshkollës në Los Angeles.

“Ka qenë një javë”, shkroi këngëtarja në përshkrimin e fotove.

Rita u fotografua për herë të parë gjatë mësimeve të drejtimit në vitin 2014, në kohën kur ishte në një lidhje me DJ Calvin Harris. Sipas raportimeve të mediave, Harris i kishte blerë asaj një makinë me vlerë rreth 100 mijë paund, me synimin për ta motivuar që të mësonte të ngiste, pasi të dy ishin zhvendosur në Los Angeles.

Një burim i kishte deklaruar atëherë gazetës “The Sun” se këngëtarja nuk kishte pasur më parë arsye të drejtonte automjet, pasi zakonisht udhëtonte me taksi, metro ose në këmbë. Ndërsa në Los Angeles, sipas të njëjtit burim, përdorimi i makinës është thuajse i domosdoshëm.

Pavarësisht nisjes së hershme të mësimeve, Rita Ora e mori patentën vetëm pas 12 vitesh.

Këngëtarja dhe Calvin Harris i dhanë fund lidhjes së tyre po në vitin 2014. Sot, Rita është e martuar me regjisorin Taika Waititi.


Shtuar më 29.09.2026 12:41

sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetjojobetjojobet girişjojobet girişHoliganbet girişHoliganbet girişHoliganbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobet