web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

CNA denoncoi skandalin mjedisor/ Policia dhe inspektorët e IMT-së zbarkojnë në terren

29 Shtator 2026, 12:31, Aktualitet CNA

Policia bashkiake dhe inspektorët e IMT-së kanë mbërritur në zonën pranë Kopshtit Botanik, ku CNA denoncoi më herët ndotjen nga betonieret.

Me ardhjen e policisë dhe inspektorëve të IMT-së, është bërë i mundur bllokimi i betonieres dhe gjobitja e subjektit përkatës.

Mbetje betoni dhe ujëra të përziera me materiale ndërtimi u derdhën dhe përhapën në mes të rrugës, duke dëmtuar hapësirën publike dhe trotuarët mes pallateve të banuara.

Banorët e zonës u shprehën të shqetësuar për këtë papastërti dhe mungesë të masave gjatë punimeve dhe kërkuan ndërhyrjen e autoriteteve për të vendosur rregull dhe penalizuar subjektet që shkelin rregullat e qetësisë dhe pastërtisë publike. /CNA





Lajmet e fundit nga