Sarandë, shpërthim i fortë në pikën e karburantit, pësojnë djegie dy persona, zbulohen emrat

Aktualitet


Një shpërthim i fortë ka ndodhur  në një pikë karburanti në rrugën “Skënderbeu” në Sarandë.

Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e Sarandës.

Sipas burimeve nga bluzat e bardha, të plagosurit janë Fatmir Pema, 39 vjeç, i cili ka pësuar djegie në trup, dhe Florian Bica, 27 vjeç, i cili është dërguar në spital pasi ka pësuar tronditje si pasojë e shpërthimit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për situatën.

Nderkohe po punohet edhe per zbardhjen e rrethanave te ngjarjes.

ME TE LEXUARAT