
Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë i cili u lirua nga qelia më 31 korrik, u paraqit sot në Gjykatën e Posaçme ku zhvillohet gjyqi për dosjen e “SASPAC”, agjencisë që merrej me koordinimin e fondeve të BE.
Ndërkohë avokatët vijojnë me bojkotin e tyre në formë proteste kundër rregullores së GJKKO që ndalon telefonat gjatë seancave gjyqësore.
Që pas lirimit të tij për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit, Beqaj mbahet nën masën e arrestit shtëpiak. SPAK e akuzon Beqajn se ka bashkëpunuar me Ermal Kurtulajn duke urdhëruar procedura fiktive prokurimi me vlerë qindra mijëra euro ndaj kompanive të ndryshme për shërbime të pakryera. Sipas hetimeve, përfitues fundor ishte vetë ish-ministri përmes restorant “Gzona” në Tiranë, për të cilin SPAK dyshon se është në pronësi të Beqajt. Versus.al

