Shpërthim në një pikë karburanti në Sarandë, dy të plagosur
Një shpërthim i fortë është regjistruar këtë të martë në një pikë karburanti në Sarandë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu” dhe raportohet për dy të plagosur.
Ata janë transportuar menjëherë në urgjencën e spitalit të Sarandës. Nga informacionet e para, të plagosurit janë Fatmir Pema dhe Florian Bica.
Forca të shumta policie e zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes ndërsa po punohet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit.
“Sarandë/Informacione paraprake Rreth orës 12:10, në lagjen nr. 1, në një pikë karburanti, dyshohet se gjatë pastrimit të depozitave të gazit ka ndodhur një shpërthim.
Si pasojë, janë dëmtuar dy punëtorë, shtetasit F. P., rreth 40 vjeç dhe F. B., rreth 27 vjeç, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Nga shpërthimi janë shkaktuar edhe dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, njofton policia.
Rama: Duhet të krijojmë kushte për turizmin luksoz, Shqipëria i ka kushtet për të punuar me investues të mëdhenj
Rama nga samiti i Turizmit: Bota është synimi ynë i ardhshëm, i kemi lënë pas fqinjët tanë prej 5 vitesh
U hoq si Taulant Balla dhe i kërkoi 100 mijë euro Dukës, gjykata lë në burg dy të arrestuarit
- 14:12 Rama: Duhet të krijojmë kushte për turizmin luksoz, Shqipëria i ka kushtet për të punuar me investues të mëdhenj
- 14:02 Lidershipi i Inteligjencës Artificiale në Shtëpinë e Bardhë, kush do të takohet me Trumpin dhe çfarë do të diskutojnë ata
- 13:58 Rama nga samiti i Turizmit: Bota është synimi ynë i ardhshëm, i kemi lënë pas fqinjët tanë prej 5 vitesh
- 13:55 U hoq si Taulant Balla dhe i kërkoi 100 mijë euro Dukës, gjykata lë në burg dy të arrestuarit
- 13:44 Rusia sulmon dy qendra të të dhënave në Kiev dhe anije mallrash në Detin e Zi
- 13:35 Kryeministri i Estonisë: Zjarrvënia ndaj fabrikës ushtarake nuk na frikëson, është urdhëruar nga Moska