Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Gjendet një trup i pajetë pranë Urës së Farkës, dyshohet se e ka përplasur makina, detajet e para

Shkruar nga Newsbomb
Gjendet një trup i pajetë pranë Urës së Farkës,
Foto ilustruese

Një person është gjetur i pajetë së fundmi pranë Urës së Farkës në Tiranë, duke shkaktuar ankth dhe panik te banorët e zonës. Paraprakisht raportohet se personi që është gjetur i pajetë mund të jetë përplasur nga ndonjë makinë.

Burime për mediat bëjnë me dije se viktima është një i moshuar rreth 70 vjeç, i cili njihet në zonë si person pa konflikte.

Rrethanat e ngjarjes deri në këto momente që raportojmë janë të paqarta. Megjithatë, autoritetet vendase ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit. Pritet të kemi detaje të reja në vijim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese