“Është rritur konsumi i shqiptarëve”, Ibrahimaj: Këto janë sektorët që ndikuan pozitivisht dhe negativisht në 3-mujorin e dytë të vitit

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj ka bërë një analizë të 3 mujorit të dytë të vitit 2026, ku ka evidentuar sektorët që kanë pasur trend pozitiv dhe negativ në ekonominë shqiptare.
“Ekonomia shqiptare në tremujorin dytë u rrit. Një ecuri në mesataren e rritjes 3mujore që ekonomia ka pasur. Të dhënat tregojnë që kemi pasur një rritje të qëndrueshme të stabilitetit makroekonomik.
Aktivitetet kryesore që kanë pasur rritjen më të madhe kanë qenë administrimi publik, arsimi dhe shëndetësia. Më pas vjen transporti dhe akomodimi. Nënsektorët kanë rezultuar me rritje duke reflektuar ecuri pozitive. Është rritur konsumi i shqiptarëve. Kjo ka qenë e lidhur edhe me turizmin dhe të dyja kanë pasur ecuri pozitive. Kërkesa për turizëm ka ardhur në rritje. Sektori i pasurive të paluajtshme, kërkesa ka ardhur në rritje. Turizmi, ndërtimi dhe real estate janë të lidhur. Degët që kanë shfaqur ecuri negative janë bujqësia dhe peshkimi”, tha Ibrahimaj.




