SPAK i komunikon lajmin e hidhur Erion Veliajt

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 29.09.2026, 12:46

Gjërat nuk po shkojnë sipas planit për Erion Veliajn. Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka prerë ëndërrimet në mes Këshillit Bashkiak të Tiranës, duke iu përgjigjur me një "JO" të prerë kërkesës që ai të merrte pjesë në mbledhjen e sotme të orës 15:00. As prani fizike me kostum e kollare, por as edhe një lidhje modeste përmes videokonferencës nga qelia.

Përgjigjja negative u mbështet fort mbi ligjin nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”. Ligji është ligj, edhe kur bëhet fjalë për menaxherin më të famshëm të punëve të kryeqytetit.

Pjesa më pikante e kësaj historie mbetet vetë teatri i Këshillit Bashkiak. Një skenar ku hipokrizia shkëlqen më fort se projektorët e sheshit: të njëjtët këshilltarë që dje nuk e patën problem t'i jepnin votën e shkarkimit nga detyra, vetëm pak ditë më parë i dërgonin letra SPAK-ut me lutjen mallëngjyese që Erioni të paktën t'u shfaqej në ekran.

Gjithsesi, nuk ka vend për panik apo dëshpërim pune. Mendimet brilante për Reformën Territoriale dhe punët e tjera të mëdha të Tiranës, Veliaj mund t'i hedhë shumë mirë në letër nga rehatia e qelisë. Penda nuk i është hequr, kështu që idetë mund të udhëtojnë me postë traditionale, pa pasur nevojë për ekrane, kamera apo mikrofona bashkie.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit