Lajmi i fundit

E rëndë në Vlorë/ I trokiti në derë dhe më pas…70 –vjeçarja përdhunohet e grabitet nga fqinji i saj

Shpërthimi i karburantit/ Prej tre muajsh i mbyllur, po e përgatitnin për…

12:59, 29/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga shpërthimi i fortë në një pikë karburanti në Sarandë, ku mbetën të plagosur rëndë dy persona.

Sipas informacioneve, karburanti ka qenë i mbyllur për një periudhë tre mujore, ndërsa punonjësit po përgatitnin ambientin për ta bërë funksional.

Punëtorët e mirëmbajtjes së karburantit kanë qenë duke punuar me një mjet prerës, troko, dhe nga shkëndijat dyshohet të jetë shkaktuar shpërthimi. 

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu”, ndërsa nga shpërthimi mbetën të plagosur dy punëtorët, të cilët u transportuan në urgjencën e Sarandës.

Sipas burimeve nga bluzat e bardha të plagosurit janë  Fatmir Pema 39 vjeç, i cili ka pësuar djegie në trup dhe Florian Bica 27 vjeç, i cili është transportuar në spital pas tronditjeve nga shpërthimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco