Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Detyra juaj është që ndryshimi të vazhdojë
28 Shtator...
Aktualitet
PAMJE TË RËNDA nga Saranda/ Qytetari merr flakë pas shpërthimit të karburant, momenti kur bie në tokë, kalimtarët i shuajnë flakën me xhaketë
Të plagosur nga shpërthimi kanë mbetur Fatmir Pema, 39 vjeç, i cili ka pësuar djegie në trup dhe Florian Bica 27-vjeç, i cili është transportuar në spital pas tronditjeve nga shpërthimi. Të dy të plagosurit janë punonjës mirëmbajtjeje në pikën ku ndodhi shpërthimi.
29 Shtator 2026, 12:59Nga E. D
pamjet
TIRANË- Pamje të rënda janë publikuar nga shpëthimi i karburantit “Ano Oil” në rrugën “Skënderbeu” në Sarandë, ku dy persona mbetën të lënduar. Në pamje shihet momenti kur njëri prej personave ka marrë flakë dhe po vrapon në rrugë. Në një momet, ai bie në tokë dhe kalimtarët i shuajnë flakën me xhaketë.
Të plagosur nga shpërthimi kanë mbetur Fatmir Pema, 39 vjeç, i cili ka pësuar djegie në trup dhe Florian Bica 27-vjeç, i cili është transportuar në spital pas tronditjeve nga shpërthimi. Të dy të plagosurit janë punonjës mirëmbajtjeje në pikën ku ndodhi shpërthimi.
Rrethanat dhe shkaku i shpërthimit nuk janë bërë ende të qarta, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ky është shpërthimi i dytë në një pikë karburanti në javët e fundit, pas shpërthimit që ndodhi më 9 shtator në një pikë karburanti në zonën e Bërrylit në Tiranë./Dosja.al