Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka njoftuar identifikimin përmes analizave të ADN-së, të dy persona të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Komisioni ka sqaruar se identifikimet nuk lidhen me zhvarrosjet në Kalludër e Jabukë, në komunën e Zubin Potokut, dhe as me zhvillimet e fundit apo vendodhjet e tjera të adresuara gjatë këtij viti.