Të shtëna me armë gjatë operacionit antikanabis në Qafështamë, dyshohet për policë të përfshirë

Një operacion i Policisë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP) për goditjen e një veprimtarie të dyshuar të kultivimit të lëndëve narkotike është shoqëruar me të shtëna me armë zjarri në zonën e Qafështamës.

Sipas informacioneve paraprake, autoritetet e AMP kishin marrë informacion për kultivimin e lëndëve narkotike në një fshat të Qafështamës dhe kishin organizuar një operacion për identifikimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie.

Gjatë ndërhyrjes në zonë, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri, të cilat, sipas të dhënave paraprake, janë qëlluar në ajër me qëllim pengimin e forcave të policisë për t’u afruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dyshimet për përfshirje të mundshme të punonjësve të Policisë, të cilët mund të kenë pasur dijeni për parcelën e dyshuar me kanabis dhe nuk kanë ndërhyrë, janë një nga pistat që po verifikohet nga autoritetet gjatë një operacioni në zonën e Qafështamës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në operacion po marrin pjesë efektivë të Policisë së Shtetit dhe agjentë të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar.

Ende nuk dihet se kush ka qëlluar me armë dhe nëse të shtënat kanë ardhur nga personat e dyshuar për kultivimin e lëndëve narkotike. Rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i personave të përfshirë po verifikohen nga autoritetet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?