Ndeshja mes San Marinos dhe Shqipërisë pritet të shoqërohet me një atmosferë të veçantë në shkallët e stadiumit, ku prania e tifozëve kuqezi pritet të jetë e konsiderueshme.
Biletat e vendosura në dispozicion për tifozerinë shqiptare janë shitur të gjitha prej disa ditësh, duke konfirmuar interesin e madh për këtë përballje.
Por numri i mbështetësve të Kombëtares pritet të jetë edhe më i lartë.
Një pjesë e tifozëve shqiptarë që jetojnë në Itali kanë pasur mundësinë të sigurojnë bileta edhe në sektorë të tjerë të stadiumit.
Fakti që shumë prej tyre janë rezidentë në Itali dhe disponojnë pasaporta italiane u ka krijuar mundësinë të blejnë bileta jashtë sektorit të dedikuar për tifozët e Shqipërisë.
Kjo pritet të sjellë një prani edhe më të madhe të kuqezinjve në tribuna, duke bërë që atmosfera në stadium të jetë dukshëm e favorshme për Kombëtaren shqiptare.
Me shqiptarë që pritet të udhëtojnë drejt San Marinos jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Italia dhe vende të tjera europiane, sfida pritet të ketë një mbështetje të jashtëzakonshme nga tribunat.
Për Kombëtaren, kjo do të jetë një tjetër mundësi për të ndjerë mbështetjen e tifozëve kuqezi edhe jashtë Shqipërisë, ndërsa stadiumi në San Marino pritet të marrë ngjyrat kuqezi.
© SYRI.net
NBA/ LeBron James prezantohet me fanellën e Philadelphia 76ers: Nuk erdha për t’u eliminuar në raundin e dytë
Bayerni vë në shenjestër Nick Woltemade, shihet si pasuesi i Harry Kane
Pas humbjes së rëndë me Italinë, trajneri në presion/ Tifozët turq shpërthejnë ndaj Montellës: Dorëhiqu!Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: