Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen nis të mërkurën nga Tirana turin e vizitave në Ballkanin Perëndimor. Në kuadër të vizitës, Von der Leyen do të zhvillojë takime me presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama. Të enjten, Presidentja e KE do të ndalojë për takime në Kosovë me presidenten në detyrë, Albulena Haxhiun dhe me Kryeministrin Albin Kurti. Në të njëjtën ditë, kreu i KE do të vijojë edhe në Malin e Zi. Përmbyllja e turneut do të bëhet ditën e premte, në Maqedoninë e Veriut.