Auditues dhe ish-auditues janë të KLSH-së janë bërë bashkë duke i adresuar Presidentit Bajram Begaj dhe Kuvendit problematikat e institucionit në fjalë, ku vihet re një sërë shkeljesh standardesh gjatë 5-vjeçarëshit të fundit.
Në letrën e tyre drejtuar nënkomisonit për auditimin e sektorit publik, nxirren në pah shkelje të rënda ligjore, institucionale dhe standardesh ndërkombëtare të auditimit të konstatuara nga drejtuesi i KLSH gjatë periudhës 2020-2025.
Në mesin e problematikat kryesore renditen:
-vonesa të pajustifikuar në vendimet për projekt raportet dhe raportet përfundimtare të auditimit në kundërshtim me ligjin 154/2014
-angazhim i audituesve në një numër të papranueshëm auditimesh deri në 4-11, ndërkohë që një pjesë e audituesve mbahen të paangazhuar duke rritur kostot dhe ulur cilësinë e auditimit, duke krijuar kështu një ambient stresi në punë
-planifikim jotransparent dhe jo i bazuar në risk, duke lënë jashtë auditimeve institucione të rëndësishme qëndrore me peshë të lartë buxhetore, përfshirë këtu ministritë,
-morealizimi i auditimeve të planifikuara të PP-Ve pavarësisht anagazhimit në fonde buxhetore dhe sugjerimeve të bëra nga Kuvendi për rritjen e auditimeve
-Rënie të dukshme të treguesve të performancës të KLSH-së përfshirë këtu dëmin ekonomik, indikatorin e dobishmërisë dhe mbulim me auditim të institucioneve që mbulojnë pjesën dërrmuese të buxhetit të shtetit
-mungesë transparence përmes mos publikimit apo publikimit me vonesë të raporteve të adutimit në kundërshtim me ligjin.
-keqmenaxhim i burimeve njerëzore, duke ngritur dhe ulur nga detyra punonjës pa procedurë ligjore.
-ndryshime strukturore te pajustifikuara, suprimi i drejtorisë së marrëdhënieve me nënkomisonin parlamentar në KLSH dhe nënkomisionin për auditimin në sektorin publik në Kuvend gjatë korrikut të 2024 deri në 2025.
-nxjerrje autorizimi nga kryetari i KLSH-së dhe kryerje e misionit në konflikt ineteresi, konkretisht auditim i paplanifikuar në KLGJ për “Pagat e magjistratëve” nga i cili kryetari in KLSH-së dhe bashkëjetuesja e tij përfituan drejtpërdrejt fiannciarisht në kundërshtim me Kodin e procedurave administrative dhe ligjin për parandalimin e konfliktit të interesave për ushtrimin e funksioneve publike, shrkuan newsbomb.al.
Mirëpo problematiket e KLSH-së, sipas audituesve Yllka Pulashi, Brunilda Zeneli, Bashkim Arizaj, Mimoza Bedini, Sahit Spahia dhe ish-audituesve Altin Tafaj edhe Lolita Baholli, nuk mbarojnë këtu!
Një tjetër letër drejtuar, Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Komisionit për nismat qytetare, Nënkomisionit për auditimin e sekotrit publik, nxjerr në pah vonesa të rapotimeve publike dhe të përfundimeve të auditimeve, ndërkohë që në shumë raste puna nga krytari i KLSH-së është deklaruar si e kryer në kohën e duhur. Mirëpo shkresa e detajuar ku janë konkretizuar raste, periudhat kohore dhe puna e bërë ndryshe nga ajo e deklaruara, dëshmon të kundërtën, raporton newsbomb.al.
Del në se raportet e auditimit të cilat duhen dorëzuar për jo më shumë se 25 ditë nga puna e kryer në terren, faktikisht janë dorëzuar me muaj ose vite me vonesë, duke i nxjerrë totalisht jashtë kontekstit kohor e duke cënuar haptazi qëllimin e auditimit, në mesin e të cilave renditet dhe dhënia e rekomandimeve për marrjen e masave të duhura nga institucionet.
Për shkak të vonesave, shumë prej auditimeve paraqiten si auditime të kryera në kohë, ndërkohë që rezulton se nuk ka qenë mbyllur auditimet e viteve të mëparshëm.
Shkeljet e auditimeve në këtë, mësohet se janë kryer në: Autoritetin Portual të Durrësit, Bashkia Tiranë, projektet e miratuara nga kryetari i KLSH-së si psh: zona urbane pranë qendrës historike të Vlorës, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, IKMT, AKU, AKSHI, DVASHK Vlorë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës DVASHK Tirana rurale 2, Lezhë, Berat, Universiteti Aleksandër Moisiu etj, përcjell newsbomb.al.
Kryetari i KLSH-së nuk ka ngarkuar duke shumë prej audituesve duke i lënë pa asnjë lloj angazhimi, ndërkohë që njëkohësisht KLSH kërkon zgjerim të stafit.
Sipas të dhënave të grumbulluara, rreth 22 auditues rezultojnë të mos jenë angazhuar në auditime. Po ashtu në mesin e tyre vetëm njëri rezulton të ketë eksperiencë 2-vjeçare, (faqe 46) ndërsa të tjerët konkludojnë të jenë me më shumë se 10 vite eksperiencë.
Një tjetër pikë që ngre alarm për mënyrën e funksionimit të KLSH është fakti se institcioni në fjalë nuk ka ende një rregullore për të përcaktuar kriteret e punësimit, çka dëshmon se stafi i punësuar është pa eksperiencën e duhur profesionale për pozicionet e punës në këtë subjekt.
Për të vijuar më tej, numri i auditimeve financiare nuk është në përputhje me numriin e audituesve me kompetenca profesionale në këtë fushë.
E njëjta situatë mësohet se është dhe për auditimet e përputhshmërisë me auditimin për zbatimin e kontratave për punë publike. Numri i audituesve për profilet inxhinieri ndërimti, arkitekture, mekanike apo elektrike mbulimi nuk është në masën e duhur referuar fondeve publike që menaxhojnë subjektet që duhet të auditohen.
Sipas të dhënave mësohet se ka një disprocion të profileve që sjell pasoja në realizimin dhe auditimin e fushave të ndryshme. Psh, rasti i inxhinierëve, ka një rënie të ndjeshme të profesionistëve, ndërkohë që raportohet se auditimi është bërë si zakonisht, një angazhim rreth 4-11 auditime.
Duke nxjerrë në pah një sërë problematikash të funksionimit të KLSH-së të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejt në institucione dhe shërbimet që ofrohen, grupi i audituesve që ka zbuluar situatën kërkon nga ana e Kuvendit mbikëqyrjen dhe kthimin në normalitet në Kontrollin e Lartë të Shtetit.
