Çfarë është BIOME, ku SPAK-u gjeti sekretet e shërbimit sekret? A u thye Signal?
(Historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026 pa e thye...
(Historia se si FBI “zbërtheu” Signal-in në 2026 pa e thye...

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po përballet me një ngërç, pasi prej tri javësh në këtë institucion nuk është zhvilluar asnjë gjykim në themel.
Shkak i kësaj situate është bërë vendimi i Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë për të bojkotuar seancat gjyqësore, pas hyrjes në fuqi më 1 shtator të një rregulloreje të re të brendshme të miratuar nga kreu i kësaj gjykate, Erjon Bani.
Ky hap ka bërë që seanca për dosjet e mirënjohura si çështja “Partizani”, dosja "Meta-Kryemadhi", dosja e Erion Veliajt etj., të dështojnë njëra pas tjetrës. Në disa raste gjykata ka gjobitur mbrojtësit me nga 10 deri në 50 mijë lekë për mungesë të papërligjur, por situata tashmë ka degjeneruar në një bllokim total të punës së GJKKO-së.
Kriza ka hyrë në një fazë edhe më kritike këtë të hënë, pasi avokatët kanë bojkotuar edhe seancat për caktimin, vlerësimin apo zëvendësimin e masave të sigurisë.
Rregullorja e re e GJKKO-së u shoqërua fillimisht me debate në media, lidhur me kushtet e raportimit dhe praninë e pajisjeve elektronike në sallë, ndërsa GJKKO ka argumentuar se po ndjek një praktikë të ngjashme me standardet e zbatueshme në vendet e Bashkimit Europian apo në disa gjykata ndërkombëtare.
Preteksti nga Dhoma e Avokatisë e drejtuar nga Maks Haxhia, për t'u dalë në mbrojtje gazetarëve duket se fsheh një agjendë tjetër.
Lind pyetja: Pse Dhoma e Avokatisë u përfshi kaq fuqishëm në një betejë që fillimisht u përkiste gazetarëve?! Duket se bojkotimi i seancave synon të shërbejë si një strategji e mirëmenduar për të zvarritur dhe shtyrë proceset e rëndësishme gjyqësore, veçanërisht ato që lidhen me eksponentë të lartë të politikës dhe pushtetit vendor, si rasti i Erion Veliajt.
Haxhia duket se po përdor strukturat e avokatisë si mburojë për të vonuar gjyqe të rëndësishme, përfshirë çështjet që prekin kryebashkiakun e Tiranës, përfaqësuar nga avokatë që janë gjithashtu subjekt i hetimeve të SPAK-ut, si Plarent Ndreca.
Rregullorja e re e kreut të GJKKO-së, Erjon Bani, ka ndezur propagandën mediatike të pushtetit duke thënë se është një censurë apo një bllokim për mediat.
Ky është një debat midis gazetarëve dhe Gjykatës, a duhet të kenë celularë brenda në seancë për të filmuar, për të raportuar apo thjesht duhet të bëjnë disa plane në fillim dhe më pas të largohen, apo siç ndodh në gjyqet në SHBA që gazetarët e ndjekin seancën pa telefona dhe në fund del një vizatim.
Ky është një debat ku gazetarët kanë pretendimet e tyre, Gjykata ka të sajat, duke theksuar se janë marrë shembujt e Bashkimit Europian, ndërsa ndërhyrja e Dhomës së Avokatisë, duket krejt e qëllimshme.
Duhet theksuar se nuk po bëhet bojkot te të gjitha gjykatat, por vetëm në GJKKO atje ku bëhen gjyqet kryesore për krimin dhe korrupsionin në vend. Ky bojkot i përqendruar vetëm te "thembra e Akilit" e drejtësisë rrezikon të shndërrohet në një mjet presioni për të bllokuar pandëshkueshmërinë në vend. /CNA
Policia bashkiake dhe inspektorët e IMT-së kanë mbërritur ...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur d...
Ilir Topi ka dhënë dorëheqjen nga detyra si drejtor i Fond...
Prokuroria e Posaçme ka refuzuar kërkesën e Këshillit Bash...
Të hënën CNA publikoi një denoncim për Ermal Jaurin, kreun...
Ergys Agasi ishte një personazh jo i panjohur në qarqet po...
Pas 3 vitesh në arrati, mendja kryesore e aferës së incene...
Një nga emisionet më të ndjekura në media është “Të Paeksp...
Sektori i blegtorisë gjendet në vështirësi, për shkak të k...
Festimit madhështor të ditës së emrit të Fortlumturisë së ...
Pas ndërprerjeve të importeve nga Brazili, përpunuesit e m...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka publikuar raportin e auditi...
Gazetari Elvi Fundo, ndërsa zhvillohej debati me Sekretari...
Gazetari Elvi Fundo ndau sot qasjen kritike sa i përket që...
Gazetari Elvi Fundo tha sot se në gjithë këto vite denonci...
Gazetari Elvi Fundo, i ftuar sot në emisionin “Opinion”, z...
Gazetari Elvi Fundo, i ftuar në emisionin “Opinion”, ndau ...
Gazetari Elvi Fundo zbuloi mbrëmjen e sotme një të dhënë t...
Këtë të hënë po mbahet protesta qytetare e 121-të kundër q...
Këtë të hënë u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë Komb...
KLSH ka bërë një auditim për të vlerësuar zbatimin e ligje...
Situata me ndotjen nga kantieret e ndërtimit dhe mjetet e ...
Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë një lëvizje në struktur...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një pikë karburanti në...
Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin ...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë një operac...
Një 57-vjeçar, që shiste kokainë në lokalin që kishte marr...
Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat ...
Aksidentet rrugore u rritën me 6.2% në tetë muajt e parë t...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Zhurmat në zona të ndryshme në qytetin e Korçës i tejkaloj...
Kërkimi disamujor për blerës dështoi: tri qendrat gjermane...
"Kontributi që një Europë e organizuar dhe e gjallëruar mu...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takua fshehuraz...
Drejtuesit e disa prej kompanive më të mëdha të inteligjen...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Më 29 shtator 2026, Teodor Laço, një prej figurave të shqu...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi pë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 80.4 lekë dhe ...
Çmimet e derivateve në Kosovë po vazhdojnë të mbeten në ni...
Të gjitha matjet zyrtare tregojnë përkeqësimin e mundësive...
Pasqyrë moj pasqyrë, cili është shteti me rritjen më të la...