web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Digjen” 3 lojtarë, Maran i dërgon në tribunë

29 Shtator 2026, 13:12, Sport CNA

“Digjen” 3 lojtarë, Maran i dërgon në tribunë

Shqipëria do të luajë sot në transfertë ndaj San Marinos, skuadër që renditet e fundit në renditjen botërore të FIFA-s.

Pavarësisht nivelit modest të kundërshtarit, trajneri Rolando Maran ka marrë disa masa të rëndësishme për listën e lojtarëve. Tekniku italian ka vendosur të lërë përsëri në tribunë mesfushorin Feta Fetai dhe sulmuesin Sabah Kerjota.

Kerjota, i cili ishte një nga emrat e rinj të ftuar nga Maran, nuk do të ketë mundësi të debutojë as në këtë përballje. Po ashtu, kapiteni i shpresave Feta Fetai, i grumbulluar në vend të të dëmtuarit Qazim Laçi, nuk do të jetë në stol.

Nga të mbeturit jashtë në ndeshjen e parë, vetëm Luis Hasa do të zbresë në stol për këtë sfidë.

Mbrojtësi Naser Aliji bashkë me Fetain dhe Kerjotën do ta ndjekin përballjen nga shkallët e stadiumit.





Lajmet e fundit nga