Po punohej me mjet prerës pranë depozitave të karburantit, zbardhen detaje nga shpërthimi në Sarandë

Nga Edi Ruçi
29 Shtator 2026, 13:16 | Kronikë

Po punohej me mjet prerës pranë depozitave të karburantit,

Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi i ndodhur mesditën e sotme në pikën e karburantit në lagjen nr. 1 në Sarandë.

Shërbimi zjarrfikës është njoftuar për ngjarjen në orën 11:55. Pas mbërritjes në vendngjarje, zjarrfikësit kanë konstatuar se zjarri ishte fikur nga punonjësit e karburantit.

Sipas të dhënave paraprake, një punonjës po punonte me një mjet prerës, troko, në ambientet e brendshme të depozitave të karburantit.

Shkëndijat e krijuara nga mjeti prerës kanë bërë që të marrin flakë avujt e karburantit, duke shkaktuar shpërthimin e pjesës së avullit që ndodhej jashtë depozitave.

Si pasojë e shpërthimit është plagosur punëtori që po kryente punimet brenda depos.

Policia dhe shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa vijojnë verifikimet për të dokumentuar rrethanat e plota të incidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos