E martë, 29 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vlora Hyseni në “arrest shtëpie”, Balla: PS nuk bën avokaten e askujt, s’komentoj përmbajtjen e dosjes

Kreu i grupit parlamenta të Partisë Socialiste Taulant Balla ka komentuar vendimin e SPAK për të lënë në arrest shtëpie ish drejtuesen e SHISH Vlora Hyseni.

Balla tha se Partia Socialiste nuk është avokate e askujt.

Reklamë

Nga Kryesia e Kuvendit, Balla tha se nuk komenton përmbajtje të dosjes, ndërsa shprehu qëndrimin se çdokush duhet të kundërshtojë masën e arrestit para vendimit të gjykatës.

“Unë bëj pjesë në ata që nuk i komentojnë dosjet e SPAK, nuk kam komentuar as dosjet ku kam bërë akuzë unë, rasti i Sali Berishës dhe s’kam komentuar asnjëherë përmbajtje të dosjes. Me vendim gjykate, tanimë jemi të ndaluar për të komentuar mbi copëza bisedash.

Janë dy standarde që ky grup parlamentar, mazhorancë, shumicë, i ka përcaktuar. Ne nuk hyjmë në meritën e dosjeve, nuk komentojmë përmbajtjen e dosjeve dhe çdo zyrtar duhet ta kontestojë kufizimin e lirisë të të gjitha formave në gjykatë. PS nuk është avokate mbrojtëse e askujt.

Në rastin e personave me mandat parlamentar, Kuvendi i Shqipërisë përmes së drejtës që i ka dhënë sovrani, e ka ushtruar këtë të drejtë dhe dua të rishpreh që Shqipëria sa i përket pjesës që lidhet me kufizimet e lirisë para vendimit të gjykatës, duhet t’i japë fund kësaj praktike. Hyni në ChatGPT dhe pyeteni kush është delja e zezë e Europës”, tha Balla.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.