Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Socialistët nuk bëjnë prapakthehu për Zvërnecin, Balla ua thotë dhe gjermanëve, flet edhe për Vlora Hysenin: PS nuk është avokate e askujt

Shkruar nga Newsbomb
Socialistët nuk bëjnë prapakthehu për Zvërnecin, Balla
Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zbardhur në një konferencë për mediat disa prej diskutimeve të zhvilluara gjatë takimit me dyer të mbyllura me zyrtarët e Bundestagut gjerman.

Një nga çështjet kryesore të diskutimit ka qenë investimi strategjik në Zvërnec. Balla ka bërë të qartë se projekti do të vijojë sipas planifikimit, duke e konsideruar atë një investim me rëndësi të veçantë për ekonominë shqiptare. Sipas tij faza e parë lidhet me blerjen e terrenit, ndërsa procesi do të shoqërohet me respektimin e standardeve të mbrojtjes së mjedisit dhe angazhimeve që lidhen me kapitullin 27 të negociatave me Bashkimin Europian.

Në fokus ka qenë edhe reforma në drejtësi dhe zhvillimet e fundit në institucionet e saj. Balla ka theksuar mbështetjen e mazhorancës për SPAK-un dhe nevojën që hetimet të vijojnë të pandikuara politikisht. Ai ka nënvizuar se korrupsioni mbetet një fenomen që ekziston edhe në vende të tjera europiane, ndërsa e ka cilësuar funksionimin e institucioneve të drejtësisë si një tregues të ecurisë së reformës.

Sa i përket masave të sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hysenin, Balla ka përsëritur qëndrimin e Partisë Socialiste se mazhoranca nuk ofron mbrojtje për individë të caktuar, por mbështet procesin e drejtësisë dhe kërkon që ai të zhvillohet sipas standardeve ligjore. Ai ka kundërshtuar gjithashtu sulmet politike ndaj prokurorëve dhe ka kërkuar që SPAK të vijojë punën në mënyrë të pavarur.

“Qëndrimi është, ne mbështesim fuqimisht SPAK të bëjë një hetim të pandikuar. Vlerësojmë maksimalisht punën që është bërë nga SPAK në këto 7 vite të punës së tyre dhe i bëj thirrje, në rastin më domethënës është që i njëjti prokuror që heton edhe rastin në fjalë heton edhe udhëheqësin e opozitës, nëse çdo të hënë udhëheqësi i opozitës sulmon prokurorin është e papranueshme, është e papranueshme të sulmohet një prokuror. Kurrë kryeministri Rama nuk ka sulmuar prokurorët. Qëndrimi i kryeministrit Rama është qëndrim i që sapo ju thashë, nuk ofrojmë kurrë mbështetje për një person, avokatin ta gjejë vetë, ndërkohë që për personat me imunitet sa i përket arrestimeve pa gjyq ua thashë, nuk do ta lejmë ne...”, tha Balla ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e socialistit:

Garancia e parë është që investimet e kësaj natyre në Shqipëri janë investime të natyrës strategjike që duhet të mbrohen, investimi në Zvërnec jo vetëm për nga vlera e fazës së parë të vlerësimit mbi 4 miliardë euro, por nga rëndësia që ka, t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro është e pamundur, dëm i madh për ekonominë, nuk ka për të ndodhur, ai investim duhet të bëhet. Faza e parë është blerja e terrenit. Qeveria shqiptare dhe agjencitë të përfshira në këtë proces do të garantojnë që të respektohen të gjitha parimet e mbrojtjes mjedisore në përputhje me parashikimet e kapitullit të 27. I kemi njohur me faktin dhe ambicien tonë që duam të mbyllim procesin e negociatave brenda Krishtlindjeve të vitit të ardhshëm që me qëllim në Pashkë të kemi filluar me ratifikimet.

I qëndrojmë angazhimeve tona, natyrshëm çështja tjetër lidhet me ecurinë e reformës në drejtësi. Të gjitha këto ngjarje që ndodhin janë, duhen parë si kulmime pozitive të reformës në drejtësi, korrupsioni ekziston, ekziston kudo edhe në Gjermani, Itali, rëndësishme është që ne sot kemi institucione drejtësie të cilat hetojnë, i shkojnë deri në fund hetimeve dhe apeli im për të gjitha ngjarjet është që SPAK dhe drejtësia të veprojnë me drejtësi dhe të pandikuara nga asnjë ndikim politik.

Qëndrimi është, ne mbështesim fuqimisht SPAK të bëjë një hetim të pandikuar. Vlerësojmë maksimalisht punën që është bërë nga SPAK në këto 7 vite të punës së tyre dhe i bëj thirrje, në rastin më domethënës është që i njëjti prokuror që heton edhe rastin në fjalë heton edhe udhëheqësin e opozitës, nëse çdo të hënë udhëheqësi i opozitës sulmon prokurorin është e papranueshme, është e papranueshme të sulmohet një prokuror. Kurrë kryeministri Rama nuk ka sulmuar prokurorët. Qëndrimi i kryeministrit Rama është qëndrim i që sapo ju thashë, nuk ofrojmë kurrë mbështetje për një person, avokatin ta gjejë vetë, ndërkohë që për personat me imunitet sa i përket arrestimeve pa gjyq ua thashë, nuk do ta lejmë ne... Duhet të jetë standard që në Shqipëri të bëjmë dele të zezë paraburgimin, Edi Rama ka të njëjtin standard gjithmonë edhe në rastin në fjalë, ndërkohë që ata që fërkojnë duart nga sukseset e reformës në drejtësi duhet të mos harrojnë që është PS që e mori angazhim që në 2008.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese