Peleshi pret delegacionin e Bundestagut: Turizmi, sektor me potencial për zgjerimin e bashkëpunimit

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot në një takim anëtarët e delegacionit të Komisionit Parlamentar për Turizmin të Bundestagut, të kryesuar nga Anja Karliczek.

Peleshi vlerësoi se marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe ekonomike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë mbështeten nga një bashkëpunim intensiv parlamentar mes Kuvendit dhe Bundestagut, në të gjitha nivelet.

“Pjesëmarrja aktive dhe kontributi i delegacionit gjerman në Konferencën Ndërparlamentare për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë, që u zhvillua dje në Tiranë, ishte një tjetër dëshmi e këtij bashkëpunimi”, shtoi Peleshi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i Kuvendit vlerësoi mbështetjen e Gjermanisë për zhvillimin, demokratizimin dhe integrimin europian të Shqipërisë, mbi bazën e meritës, është një inkurajim i rëndësishëm për institucionet tona në rrugën drejt anëtarësimit në BE brenda kësaj dekade.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu, Peleshi theksoi se turizmi mbetet një sektor me potencial të madh për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, duke krijuar mundësi të reja edhe në ekonomi, transport, infrastrukturë, mbrojtjen e mjedisit dhe afrimin e mëtejshëm të njerëzve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?