Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti në Sarandë, dy persona të plagosur (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Shpërthim i fuqishëm në një pikë karburanti në
Pamje nga vendi i ngjarjs

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar këtë të martë në qytetin e Sarandës, në një pikë karburanti në rrugën “Skënderbeu”.

Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas burimeve nga bluzat e bardha, të plagosurit janë Fatmir Pema, 39 vjeç, i cili ka pësuar djegie në trup dhe Florian Bica, 27 vjeç, i cili është dërguar në spital për shkak të tronditjeve të shkaktuara nga shpërthimi.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të Policisë dhe shërbimit zjarrfikës, ndërsa zona është rrethuar për të mundësuar ndërhyrjen dhe verifikimet e nevojshme.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese