Balla: Projekti i Zvërnecit duhet të realizohet, garantohen standardet mjedisore

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, deklaroi se investimi i parashikuar në Zvërnec duhet të vijojë, duke e cilësuar atë të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë dhe turizmit në vend.

Sipas Ballës, gjatë bisedës me europarlamentarët janë dhënë sqarimet e nevojshme për projektin. Ai theksoi se qeveria do të kujdeset për respektimin e kërkesave mjedisore, në përputhje me detyrimet që lidhen me integrimin në Bashkimin Europian.

Të lidhura

None found

“Kemi patur një diskutim për këtë çështje dhe kemi dhënë sqarimet e nevojshme për disa garanci. Investime të tilla janë strategjike dhe duhet të mbrohen. Projekti i Zvërnecit ka një vlerë prej 4 mld eurosh, por rëndësia e tij për turizmin e bën të pamundur refuzimin. T’i thuash jo një investimi të tillë do të ishte një dëm i madh për ekonominë. Projekti duhet të realizohet. Faza e parë ka të bëjë me blerjen e terrenit, ndërsa qeveria do të garantojë ruajtjen e vlerave mjedisore në kuadër të Kapitullit 27 të anëtarësimit në BE. Synimi ynë është që procesin e negociatave ta përmbyllim brenda Krishtlindjes në 2027”, u shpreh Balla.

Gjatë prononcimit të tij, Balla komentoi edhe zhvillimet në sistemin e drejtësisë dhe hetimet e SPAK-ut. Ai i konsideroi këto procese si rezultat të reformës në drejtësi dhe kërkoi që institucionet të vijojnë veprimtarinë e tyre në mënyrë të pavarur.

“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj angazhimeve tona. Një tjetër çështje është ecuria e reformës në drejtësi. Të gjitha këto zhvillime duhen parë si kulmime pozitive të kësaj reforme. Korrupsioni është i pranishëm kudo, edhe në Gjermani e Itali. Ajo që ka rëndësi është se tashmë kemi institucione që hetojnë dhe i çojnë çështjet deri në fund. Apeli im është që SPAK-u dhe drejtësia të veprojnë të pandikuara”, deklaroi Balla.


Shtuar më 29.09.2026 13:30

sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetjojobetjojobet girişjojobet girişHoliganbet girişHoliganbet girişHoliganbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobet