Austri–Kosovë kryeson renditjen e ndeshjeve me më shumë tifozë në xhiron e dytë

Takimi ndërmjet Austrisë dhe Kosovës rezultoi ndeshja më e ndjekur në stadium gjatë xhiros së dytë të Ligës së Kombeve.

Të lidhura

None found

Sipas statistikave të publikuara nga Football Meets Data, sfida e luajtur në “Ernst-Happel-Stadion” të Vjenës u ndoq nga 47,000 tifozë, duke zënë vendin e parë për numrin e spektatorëve të pranishëm.

Shifra prej 47,000 të pranishmish konfirmohet edhe nga të dhënat zyrtare të ndeshjes, të cilat tregojnë se stadiumi ishte i mbushur plot.

Pas kësaj përballjeje, renditjen e ndjekshmërisë e vijon Gjeorgji–Ukrainë me 43,382 tifozë. Ndeshja Belgjikë–Francë regjistroi 40,857 spektatorë.

Lista vazhdon me Danimarkë–Uells, e ndjekur nga 34,588 tifozë, dhe Turqi–Itali, që mblodhi 33,891 shikues. Gjermani–Greqi pati 28,945 të pranishëm, ndërsa Norvegji–Portugali u ndoq nga 25,953 spektatorë.

Suedi–Poloni tërhoqi 24,637 tifozë. Në ndeshjen Serbia–Hungari ishin të pranishëm 18,082 persona, ndërsa Serbia–Holanda numëroi 15,212 shikues.

Në fundin e klasifikimit u përfshinë Armenia–Mali i Zi me 11,400 tifozë, Lituani–Azerbajxhan me 7,539, Letoni–Qipro me 6,069 dhe Gjibraltar–Rumani me 1,382 shikues.

Numrin më të ulët të tifozëve e pati Izrael–Irlandë, me vetëm 319 të pranishëm. Ndërkohë, në grafikët e publikuar, përballja Rumania–Bosnjë e Hercegovina figuron me zero spektatorë.

Me 47,000 tifozë në tribuna, dueli i Kosovës me Austrinë ishte kështu ndeshja me pjesëmarrjen më të lartë në stadium gjatë gjithë xhiros së dytë të Ligës së Kombeve.

Austria triumfoi 3-1, ndërsa golin e vetëm për Kosovën e shënoi Edon Zhegrova nga pika e bardhë.//


sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetjojobetjojobet girişjojobet girişHoliganbet girişHoliganbet girişHoliganbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobet