POLITIKË /

Qëndroi në hotel 15 mijë $ nata në SHBA? Balla: Kur ishte PD në qeveri, shkonte në vende më të shtrenjta

Duke iu shmangur thelbit të pyetjes, Balla tha se kur PD ishte në qeveri, qëndronin në hotele më të shtrenjta.

Shkruar nga Versus
Qëndroi në hotel 15 mijë $ nata në SHBA? Balla: Kur ishte PD
Taulant Balla

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u pyet nga gazetarët lidhur me pretendimet e emigrantëve shqiptarë mbi çmimin prej 15 mijë dollarësh nata të hotelit ku qëndroi në Nju Jork të SHBA.

Duke mos u përgjigjur nëse pretendimet e emigrantëve shqiptarë ishin të vërteta apo jo, Balla u mjaftua duke thënë se para 2013-ës kur PD ishte në pushtet, zyrtarët e qeverisë rrinin në vende të shtrenjta.

“Të gjitha delegacionet kanë hotele të përcaktuara. Kur ishte një palë tjetër qeverie rrinin në një hotel ku rrinte presidenti amerikan, aty cmimi ishte edhe më i lartë. Ishte e paimagjinueshme, nuk ia mbaj mend emrin hotelit. Nuk ishte hotel i pranueshëm sipas VKM përkatëse për të përcaktuar se ku rrinë me dinjitet delegacionet shqiptare”- tha Balla. Versus.al

 

Poll