Depozitat që bizneset dhe individët kanë në banka kanë vijuar të rriten edhe në gusht, por ndryshe nga muajt e mëparshëm, këtë herë rritja është udhëhequr nga kursimet në valutë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, depozitat në lekë u rritën gjatë gushtit, por me një ritëm më të ngadaltë krahasuar me periudhën prill-korrik. Në muajt e mëparshëm, shtesa mujore kishte qenë më e lartë, ndërsa në gusht rritja u ngadalësua.