Shpërthim i fortë në pikën e karburantit “Ano Oil” në Sarandë, plagosen dy persona (EMRAT+PAMJET)
Shpërthimi në Sarandë/ Karburanti “Ano Oil” prej tre muajsh i mbyllur, dy punonjësit po përgatitnin ambient...
Shpërthimi në Sarandë/ Karburanti “Ano Oil” prej tre muajsh i mbyllur, dy punonjësit po përgatitnin ambient...
"Kjo është protestë e faqes së bardhë"/ Protestuesi: Kjo qeverisje që premtoi mrekulli në 2013 nuk bëri ...
Reforma territoriale/ Emiriona Sako: Kompetencat e centralizuara të rishikohen dhe të kthehen te bashkia, çdo funksion duhet sh...
Refuzuan ftesën e tij për tryezën, Rama i përgjigjet magjistratëve: Do vazhdojmë punën për ligjin e paga...
• Një shpërthim i fortë ka ndodhur këtë të martë në një pikë karburanti në rrugën “Skënderbeu” në Sarandë, ku si pasojë dy persona mbetën të plagosur. • Të plagosur kanë mbetur Fatmir Pema, 39 vjeç dhe Florian Bica, 27 vjeç, të dy punonjës mirëmbajtjeje në pikën e karburantit “Ano Oil”. • Pema ka pësuar djegie në trup, ndërsa Bica është transportuar në spital pas tronditjeve të shkaktuara nga shpërthimi. • Sipas të dhënave paraprake, pika e karburantit kishte qenë e mbyllur prej rreth tre muajsh dhe punonjësit po kryenin punime për rikthimin e saj në funksion. • Në momentin e ngjarjes, dy punonjësit po përdornin një mjet prerës, të njohur si troko dhe nga shkëndijat e krijuara dyshohet se është shkaktuar shpërthimi. • Megjithatë, shkaqet e plota të ngjarjes ende nuk janë përcaktuar, por grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. • Ky është shpërthimi i dytë i raportuar së fundmi në një pikë karburanti, pas ngjarjes së 9 shtatorit në zonën e Bërrylit në Tiranë.
3 artikuj për këtë temë.
SARANDË- Detaje të reja vijojnë të dalin nga shpërthimi i fortë në pikën e karburantit “Ano Oil” në rrugën “Skënderbeu” në Sarandë, ku mbetën të plagosur rëndë dy persona. Sipas informacioneve, karburanti ka qenë i mbyllur për një periudhë tre mujore, ndërsa punonjësit po përgatitnin ambientin për ta bërë funksional.
Punëtorët e mirëmbajtjes së karburantit, Fatmir Pema 39 vjeç dhe Florian Bica 27-vjeç, kanë qenë duke punuar me një mjet prerës, troko, dhe nga shkëndijat dyshohet të jetë shkaktuar shpërthimi. Si paosjë e shpërthimit, Fatmir Pema ka pësuar djegie në trup, ndërsa Florian Bica është transportuar në spital pas tronditjeve nga shpërthimi./Dosja.al
TIRANË- Pamje të rënda janë publikuar nga shpëthimi i karburantit “Ano Oil” në rrugën “Skënderbeu” në Sarandë, ku dy persona mbetën të lënduar. Në pamje shihet momenti kur njëri prej personave ka marrë flakë dhe po vrapon në rrugë. Në një momet, ai bie në tokë dhe kalimtarët i shuajnë flakën me xhaketë.
View this post on Instagram
Të plagosur nga shpërthimi kanë mbetur Fatmir Pema, 39 vjeç, i cili ka pësuar djegie në trup dhe Florian Bica 27-vjeç, i cili është transportuar në spital pas tronditjeve nga shpërthimi. Të dy të plagosurit janë punonjës mirëmbajtjeje në pikën ku ndodhi shpërthimi.
Rrethanat dhe shkaku i shpërthimit nuk janë bërë ende të qarta, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ky është shpërthimi i dytë në një pikë karburanti në javët e fundit, pas shpërthimit që ndodhi më 9 shtator në një pikë karburanti në zonën e Bërrylit në Tiranë./Dosja.al
SARANDË- Një shpërthim i fortë ka ndodhur këtë të martë në një pikë karburanti në rrugën “Skënderbeu” në Sarandë. Si pasojë e shpërthimit, dy persona kanë mbetur të plagosur, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e Sarandës.
Të plagosurit janë Fatmir Pema, 39 vjeç dhe Florian Bica, 27 vjeç, të cilët kanë pësuar djegie në trup. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forca të shumta policie dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Dosja.al