Detajet, autori ende në arrati, zbulohet emri i të plagosurit në Maliq, e tregon banori: U zunë për…

Aktualitet

plagosja-ne-korce-370x219.jpg
Zbulohet emri i personit të plagosur sot me thikë në Maliq.

Ngjarja ndodhi në fshatin Sovjan. Bëhet fjalë për shtetasin Ilir Hamolli, i cili dyshohet se është plagosur nga shtetasi me inicialet M.R, i cili ndodhet në arrati. Ndërkohë një bashkëfshatar i të plagosurit pohon se ata janë zënë për punën e qenve të stanit.

“Ka shumë vite që jeton në Sovjan. Merret me aktivitetin e bagëtive. Është njeri i mirë. I qetë. As trazon as, kushedi si e ka patur punën. Për punën e qenve me këtë!”, tha banori i zonës.

Më herët policia doli me njoftim zyrtar për ngjarjen e ndodhur.

Njoftimi:

Maliq/Informacion paraprak  

Plagosi me mjet prerës (thikë), 1 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shpallet në kërkim shtetasi M. R.. 

Rreth orës 12:00, në spitalin e Korçës, është paraqitur për mjekim, shtetasi I. H., rreth 56 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me thikë, nga shtetasi M. R., gjatë një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Sovjan.  
 
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq kryen veprimet e para hetimore dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar.      

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

ME TE LEXUARAT