Rama në Samitin e Euronews 2026: Shqipëria është një nga vendet më të sigurta në Evropë
Kryeministri Edi Rama, i ftuar në Samitin e Euronews 2026, ka folur për të ardhmen e turizmit, investimet dhe potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë.
“ Të gjithë po vizitojnë Shqipërinë. Jemi në një situatë kryekëput ndryshe. Tashmë mund t’i tregojmë botës se cilët jemi me të vërtetë, përtej stereotipeve që na kanë përndjekur për një kohë të gjatë. Ne po punojmë në bazë të një plani, por ajo çfarë kam mësuar nga e gjithë kjo betejë është se, në fund të fundit, për të ndryshuar emrin, duhet të ndryshosh vetveten dhe këtë po bëjmë. Është një nga vendet më të sigurta në Evropë. Është një vend ku cilësia e diellit është më e mirë se në Bruksel. Kemi ushqim të shijshëm, kemi njerëz shumë mikpritës”, tha Rama.

