E martë, 29 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Synojmë turizëm luksoz”, Rama në Bruksel: Po punojmë për aeroportin e tretë dhe të katërt në vend

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të martë në Bruksel, ku po merr pjesë në Samitin për Turizmin 2026, një aktivitet që mbledh përfaqësues të politikës dhe industrisë së turizmit për të diskutuar zhvillimet e sektorit.

Gjatë intervistës, Rama foli për rritjen e trafikut ajror në Shqipëri dhe zhvillimin e infrastrukturës aeroportuale. Ai deklaroi se Aeroporti i Tiranës është ndër aeroportet me rritjen më të shpejtë në Evropë, ndërsa tha se vendi pritet të hapë së shpejti edhe aeroportin e Vlorës. “Tani do hapim së shpejti aeroportin e Vlorës. Po punojmë për një aeroport të tretë në jug”, u shpreh kryeministri.

Reklamë

“Kemi një aeroport që për të pestin vit është aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë. Me gjithë respektin për fqinjët tanë, i kemi lënë pas për të gjashtin vit, kemi lënë pas aeroportin e Beogradit, me disa milionë më parë. Që ka qenë një aeroport i madh, kur ne ishim të vegjël. Tani do të hapim së shpejti aeroportin e Vlorës. Po punojmë për një aeroport të tretë në jug. Ndërkohë që një i katërt është në zonën malore, por nuk po funksionon akoma.

Do të kemi edhe një aeroport për flamingot. Do ta arrijmë edhe te kjo pikë.

Shqipëria është vendi i shqiponjave. Nëse shqiponjat fluturojnë të sigurta, njerëzit fluturojnë të sigurt.

Në Shqipëri kemi një aeroport mbresëlënës që funksionon në çdo orë të ditës. Në një ditë në gusht arriti në 329 fluturime në 24 orë.

Ndërkohë jemi të vetëdijshëm për anët jo fort pozitive. Unë jam shumë i lumtur të flas edhe për anët jo të mira. Një prej anëve jo të mira të kësaj është që, duke pasur një turizëm që ndërtohet mbi turistin me të ardhura të ulëta e të mesme, rrezikojmë të mos marrim mbrapsht atë që mundemi. Nëse investojmë mbi turizmin luksoz, ulim trysninë mbi vendin dhe marrim më shumë mbrapsht. Prandaj po investojmë për të sjellë investues që sjellin turizmin luksoz.

Kemi çdo markë hoteliere. 10 vite më parë nuk i gjeje. Sot është komplet ndryshe. Ka një sërë markash të mëdha që kanë nënshkruar dhe do të vijnë.”, tha Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.