“Mbështesim SPAK-un”/ Balla me gjuhën e Ramës për rastin e Vlora Hysenit
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka folu...

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin e Euronews 2026 për Turizmin, që po zhvillohet në Bruksel. Rama, në një intervistë me Maria Tadeo, foli lidhur me zhvillimin e industrisë së turizmit në Shqipëri.
Ai u shpreh se sot Shqipëria pret miliona turistë çdo vit, të cilët e zgjedhin vendin për mikpritjen, ushqimin, klimën dhe shumë elementë të tjerë.
“Kur Kroacia ishte destinacion për shumë europianë, ne ishim Koreja e Veriut e Europës. Tani ka ardhur radha jonë e synimi ynë është bota. Ne po punojmë në bazë të një plani, por ajo çfarë kam mësuar është se për të ndryshuar emrin duhet të ndryshosh vetveten. Është një vend ku cilësia e diellit është shumë më e lartë se e Brukselit. Ke ushqim të shijshëm, njerëz mikpritës, kemi dy dete, 9 lumenj. Ka kaq shumë larmi sa brenda një jave mund të përjetosh kaq shumë gjëra. Kur nisëm këtë udhëtim transformues numëronim 2 milionë turistë dhe këtu përfshihenin edhe zyrtarët që bënin numërimin. Pararendësi im ishte turist kur vinte në Shqipëri. Vitin e kaluar përfunduam me 12 milionë turistë nga e gjithë bota, një turmë shumë e larmishme”, tha kryeministri.
Ndër të tjera, Rama në intervistë, ndau edhe planet për ndërtimin e disa aeroporteve të tjera në Shqipëri. Kreu i qeverisë foli edhe për investimin në Zvërnec, ndërsa theksoi rëndësinë e investimit luksoz në Shqipëri dhe rritjen e të ardhurave.
“Për të pestin e të gjashtin vit i kemi lënë pas fqinjët tanë, si aeroportin e Beogradit, flasim për kohën kur ishim ende një aeroport i vogël. Do të hapim një aeroport të vogël në Vlorë dhe po punojmë për një aeroport sezonal në jug dhe një i katërt është në zonën malore, por nuk po funksionon siç duhet. Ne do të kemi aeroport edhe për flamingot. Po të investojmë në turizmin luksoz ne ulim trysninë mbi vendin dhe marrim më shumë mbrapsht. Prandaj po investojmë për të sjellë investues që sjellin turizmin luksoz. Kemi çdo markë hotelerie. Në projektin e madh që presim të çojmë përpara me vlerësimin në mjedis dhe projektin kemi një sërë markash të mëdha që kanë nënshkruar dhe do të vijnë. Po përgatitemi të sjellim investimin më të madh në Europë që shtrihet në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec që kap vlerën e 6 miliardë eurove”, u shpreh kreu i qeverisë. /CNA
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka folu...
Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë ditën e sotme në S...
Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, i fuar në...
Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, komentoi sot ska...
Deputeti dhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka...
Politikani Dashamir Shehi u shpreh sot lidhur me zhvillime...
Gazetari Basir Çollaku komentoi reagimin e kryeministrit E...
Politologu Ermal Hasimja analizoi sot mbledhjen e Këshilli...
Siguria e nxënësve në shkolla ka qenë në fokus të vizitës ...
Deputeti demokrat Luçiano Boçi ndau sot këndvështrimin e t...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Deputetja demokrate Ina Zhupa hodhi akuza të drejtpërdrejt...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, thirri këtë të hënë...
Mazhoranca ka dalë zyrtarisht kundër propozimit të ardhur ...
Këshilli Bashkiak i Belshit ka votuar kundër propozimit pë...
Mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve është shoqëruar m...
Ish-presidenti Bamir Topi komentoi sot çështjen e shumëpër...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të hënë një mbledhje m...
Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar pas tryezë...
Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, komentoi pr...
KLSH ka bërë një auditim për të vlerësuar zbatimin e ligje...
Situata me ndotjen nga kantieret e ndërtimit dhe mjetet e ...
Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë një lëvizje në struktur...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një shpërthim i fortë ka ndodhur në një pikë karburanti në...
Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin ...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë një operac...
Një 57-vjeçar, që shiste kokainë në lokalin që kishte marr...
Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat ...
Aksidentet rrugore u rritën me 6.2% në tetë muajt e parë t...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Zhurmat në zona të ndryshme në qytetin e Korçës i tejkaloj...
Kërkimi disamujor për blerës dështoi: tri qendrat gjermane...
"Kontributi që një Europë e organizuar dhe e gjallëruar mu...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u takua fshehuraz...
Drejtuesit e disa prej kompanive më të mëdha të inteligjen...
Tirana ka një mozaik të ri të krijuar nga një punë artizan...
Një mbrëmje kushtuar poezisë, artit dhe krijimtarisë së po...
Më 29 shtator 2026, Teodor Laço, një prej figurave të shqu...
Në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi pë...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 80.4 lekë dhe ...
Çmimet e derivateve në Kosovë po vazhdojnë të mbeten në ni...
Të gjitha matjet zyrtare tregojnë përkeqësimin e mundësive...
Pasqyrë moj pasqyrë, cili është shteti me rritjen më të la...