Shpërthimi në karburantin e Sarandës/ Dyshohet se shkëndijat e “trokos” ndezën avujt e mbetur, 39-vjeçari pritet të dërgohet me helikopter në Tiranë

Shpërthimi i ndodhur në një pikë karburanti në Sarandë, ka lënë të plagosur dy persona. 39-vjeçari Fatmir Pema, i cili ka pësuar djegie në trup, ndodhet në gjendje shumë të rëndë dhe pritet të transportohet me helikopter drejt Tiranës.

I plagosuri tjetër është 27-vjeçari Florian Bica.

Ngjarja u regjistrua mesditën e sotme në një karburant përgjatë rrugës “Skënderbeu”. Sipas të dhënave paraprake, pika e karburantit kishte qëndruar e mbyllur për rreth tre muaj, ndërsa dy punonjësit ndodheshin në ambient për të kryer punime mirëmbajtjeje dhe për ta përgatitur atë për rikthimin në funksion.

Në kohën kur ndodhi shpërthimi, punonjësit po përdornin një pajisje prerëse të njohur si “troko”. Dyshimi fillestar është se shkëndijat e prodhuara gjatë përdorimit të saj mund të kenë ndezur materialet e avullueshme që kishin mbetur në ambient, duke shkaktuar më pas shpërthimin. Megjithatë, përcaktimi i shkakut të saktë do të bëhet pas verifikimeve të autoriteteve.

Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se Fatmir Pema ka djegie në trup dhe se gjendja e tij shëndetësore paraqitet shumë e rëndë. Për këtë arsye, është vendosur që ai të dërgohet në Tiranë për një trajtim më të specializuar. Në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie dhe zjarrfikëse, ndërsa vijojnë verifikimet.


Shtuar më 29.09.2026 14:03

sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetjojobetjojobet girişjojobet girişHoliganbet girişHoliganbet girişHoliganbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobet