E martë, 29 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rama: Investimet do bëhen në bazë të shkencës, ndërtimet do sjellin rroga dhe shkolla më të mira

“Ndërtimi vazhdon apo jo, do vendoset jo në rrugë, por në bazë të shkencës”. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama në Samitin e Euroneës 2026, teksa ka folur për ndërtimet në jug të vendit.

Këto ndërtime tha Rama, jo vetëm do të ndikojnë pozitivisht në turizëm, por edhe në të ardhura, të cilat do të përkthehen në rroga dhe shkolla më të mira.

Reklamë

“Turizmi i brezit të ri nuk duhet të jetë rrjedhojë e një konflikti, por rezultat i zhvillimit bashkë me natyrën. Mënyra si zhvillohemi sot nuk duhet të mbështetet në stereotimpit e konservimit. Askush nuk e di sa e ndotur është laguna e sa probleme kemi me të gjitha llojet e pemëve në atë zonë që duhet kujdes e të ruhen përmes rigjenerimit.

Kjo është ajo që po bëjme me inxhinierët më të mirë të mjedisit, për të ardhur me diccka që natyra të jetë në pah, ku njerëzit të kalojnë pushimet e një ekonomi më të fortë.

Duhet ta kuptojmë që me ekspertizën që kemi sfidën, duhet të jemi krijues dhe duhet të mendojmë për natyrën si aset që e kemi dhe të mendojmë që të dryshojmë konceptin nga konservim në rigjenerim.

Nëse ndërtimi vazhdon apo jo, do vendoset jo në rrugë, por në bazë të shkencës, që do të thotë ëse do ketë ndikim në mjedis, do rregullojmë atë që është gabim e do vazhdojmë me atë që është mirë. Na duhet që të merremi me nevojën e vendit që të kenë rroga më të mira, natyrë më të mirë, shkolla më të mira. Këtë e bëjmë me të ardhura që vijnë nga investimi. Ne në Shqipëri ende nuk kemi vendosur të prodhojmë bomë bërthamore apo të ccojmë dikë në hënë, por me gjëra të vogla dhe të bukura”, tha Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.