E martë, 29 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Në Sazan dhe Zvërnec do të bëhet investimi më i madh në Evropë”, Rama: Kjo sepse investuesit më kanë qejf

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Bruksel se Shqipëria është gati për një prej investimeve më të mëdha në sektorin e turizmit në Evropë, në zonat e ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Zvërnecit.

“Sot ne jemi në përpjekje për të sjellë investimin më të madh në Evropë prej shumë vitesh në turizëm. Kombinuar midis ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Zvërnecit mund të arrijë në 6 apo më shumë miliardë. Kjo po ndodh sepse jemi hapur si vend. Njerëzit po shohin ku janë mundësitë. Sepse Shqipëria ka kushtet për të punuar me investuesit e mëdhenj në mënyrë serioze dhe profesionale dhe se më kanë qejf, ju pëlqej”, tha Rama.

Reklamë

Gazetarja: Pse të pëlqejnë?

Rama: Ti më ke qejf? Të pëlqej?

Gazetarja: Nuk ka rëndësi.

Rama: Ka rëndësi, sepse nëse më pëlqen, do të më kuptosh pse më pëlqejnë ata, në të kundërt duhet të shpjegoj pse.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.