Në fjalën e mbajtur në samitin e Euronews 2026, kryeministri Edi Rama foli për synimet e së ardhmes për të rritur më shumë numrin e turistëve, e cila do të arrihet duke përmirësuar infrastrukturën dhe investimet në vend. Duke u ndalur në të ashtuquajturën “Revolucioni Flamingo” Rama theksoi në fjalën e tij se investimi në Zvërnec do të ndodhë dhe e vetmja gjë që mund ta ndalë është studimi i mjedisit, nëse sipas shkencës thuhet se dëmtohet mjedisi, në të kundërt punimet do të vazhdojnë.
“Nëse ndërtimi do të vazhdojë apo jo kjo do të vendoset jo në rrugë por në bazë të shkencës që do të thotë se nëse do të kemi vlerësim të ndikimit në mjedis që na thotë se ku jemi në rregull e ku jemi gabim, do rregullojmë gabimet e do vazhdojmë. Nuk e vendos jo jo!”, theksoi kryeministri në fjalën e tij.
Po ashtu, Rama përmendi dhe përzgjedhjen e Zvërnecit nga dhëndri i Trump, Jared Kushner për të investuar, ku hodhi poshtë aludimet se në këtë zgjedhje fshihen motive politike.
“Duhet t’i them gjërat siç janë, e thoni ju në Euronews duke më ftuar mua. Në 10 vite më parë nuk do të ndodhte që një kryeministri t’i kërkohej eja eja në një samit për turizmin. Më duhet të flas për një histori suksesi, Shqipërinë. Arsyeja nuk është politike, dhëndri i Trump e pa shumë tërheqëse që të investonte në Shqipëri, ka lidhje për të bërë diçka: turizmin e brezit të ri që duhet të jetë rezultati i zhvillimit me natyrën. Mënyra se si zhvillohet duhet të mbështetet te nevoja për rigjenerim.”, shtoi në fjalën e tij kreu i qeverisë shqiptare.
Në përmbyllje të fjalës së tij, kryeministri i Shqipërisë zbuloi se brenda pak ditësh ecuria e investimeve në Zvërnec do të bëhet publike duke dëshmuar kështu se projekti po zhvillohet me standardet e duhura dhe çdo veprim do të jetë transparent.
Fjala e Ramës:
Duhet t’i them gjërat siç janë, e thoni ju në Euronews duke më ftuar mua. Në 10 vite më parë nuk do të ndodhte që një kryeministri t’i kërkohej eja eja në një samit për turizmin. Më duhet të flas për një histori suksesi, Shqipërinë. Arsyeja nuk është politike, dhëndri i Trump e pa shumë tërheqëse që të investonte në Shqipëri, ka lidhje për të bërë diçka: turizmin e brezit të ri që duhet të jetë rezultati i zhvillimit me natyrën. Mënyra se si zhvillohet duhet të mbështetet te nevoja për rigjenerim.
Idea që natyra do të kujdeset për veten nëse jemi ne aty dhe nuk bëjmë asgjë për të, është krejt e vjetëruar dhe është e pabazë. Kjo është ajo që po përpiqen të bëjnë krejt inxhinierët më të mirë. Natyra do të jetë ajo që del në pah, ku njerëzit do të kalojnë pushimet e shqiptarët do të marrin mbrapsht një ekonomi më të mirë.
Me atë që dimë deri më tani, me ekspertizën që kemi, duhet të jeni krijues, novator.
Nëse ndërtimi do të vazhdojë apo jo kjo do të vendoset jo në rrugë por në bazë të shkencës që do të thotë se nëse do të kemi vlerësim të ndikimit në mjedis që na thotë se ku jemi në rregull e ku jemi gabim, do rregullojmë gabimet e do vazhdojmë. Nuk e vendos jo jo!
Në Shqipëri ende nuk kemi vendosur të krijojmë bombë bërthamore apo të çojmë njeri në hënë, por të bëjmë gjëra të thjeshta.
Edhe njëherë, nëse shkenca thotë mos shkoni aty, do e lëmë. Për pak ditë çdo gjë do të bëhet publike. Ky është niveli më i lartë i transparencës, përmes së cilit kërkojmë që ta bëjmë Shqipërinë transparente.
