Kultivuesit e Shegës në Shkodër po përballen jo vetëm me prodhim të dobët sezonal por edhe me mungesë tregu dhe çmimi për shitje. Ahmet Sylejmani nga fshati Muriqan tregon gjithashtu se largimi i të rinjve nga fshati po lë bujqësinë pa fuqi punëtore.
Ky është Ahmet Sylejmani. 72-vjeçari është kultivues i Shegës në fshatin Muriqan të Shkodrës. Ai tregon se prodhimi i shegës këtë vit ka qenë i dobët. Si rrjedhojë, fitimi është zero për shkak edhe të mungesës së tregut.
Një tjetër problem është edhe mungesa e fuqisë punëtore në zonë, ku ato pak banorë që kanë mbetur shkojnë për të punuar në Mal të Zi.
Këtyre problematikave u shtohet edhe mungesa e mbështetjes nga shteti, e cila është zero. Sylejmani nuk beson te fondet e bujqësisë, duke i konsideruar qesharake.
Ahmet Sylejmani merret jo vetëm me prodhimin e shegës, por edhe produkte të tjera, teksa ndihet i braktisur nga shteti shqiptar.
© SYRI.net