Rama: Duhet të krijojmë kushte për turizmin luksoz, Shqipëria i ka kushtet për të punuar me investues të mëdhenj

29 Shtator 2026 | 14:12

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Samitin e Euronews 2026 për Turizmin foli edhe lidhur me investimet në Zvërnec dhe në ishullin e Sazanit. Ai u shpreh se këto projekte vijnë pasi Shqipëria është një vend i hapur për to dhe se vendi ynë i ka kushtet për të punuar me investitorë të mëdhenj.

“Duhet të krijojmë kushte për turizmin luksoz. Mund të jetë 100% kapital i huaj, mund të jetë sipërmarrje e përbashkët, mund të jetë partneritet privat-publik, mund të jenë kompani shqiptare që bëhen pjesë.

Kemi dhe kompani shqiptare që janë në kushte për të bërë këtë hap, për të cilin për të flasim, ndoshta jo për një resort 4, 5, apo 6 miliardë. Miliardë është si ai për të cilin edhe ju jeni kujdesur të flisni, por me hotele luksoze të nivelit të lartë.

Duam të jemi një copëz e vogël që shkëlqen në të gjithë mozaikun e Evropës, sepse herët a vonë, Evropa do jetë fshati i madh i turizmit për të gjithë botën.

Sot ne jemi në përpjekjeje për të sjellë investimin më të madh në Europë prej shumë vitesh në turizëm, që kombinuar midis ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Zvërnecit, mund të arrij në më shumë se 6 miliardë.

Pse po ndodh? Po ndodh, sepse jemi hapur si vend, sepse njerëzit po shikojmë ku janë mundësitë, sepse Shqipëria ka kushtet për të punuar me investuesit e mëdhenj në mënyrë serioze dhe profesionale”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama nga samiti i Turizmit: Bota është synimi ynë i ardhshëm, i kemi lënë pas fqinjët tanë prej 5 vitesh

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të martë në Samitin e Euronews 2026 për Turizmin në Bruksel. Ramë gjatë fjalës së tij u shpreh...
13:58 | 29/09/2026

U hoq si Taulant Balla dhe i kërkoi 100 mijë euro Dukës, gjykata lë në burg dy të arrestuarit

Gjykata e Tiranës caktoi arrest në burg për dy të arrestuarit për tentativën e mashtrimit ndaj presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Orest Balla dhe Edison...
13:55 | 29/09/2026

Gjendet një trup i pajetë pranë Urës së Farkës, dyshohet se është aksidentuar nga një automjet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë pranë zonës së Urës së Farkës, ku është gjetur pa shenja jete trupi i një personi....
12:48 | 29/09/2026