
Gjykata e Apelit ka lehtësuar masën e sigurisë për këngëtarin Joz Marku i cili u arrestua në fillim të këtij muaji pas sherrit të bujshëm me Eduart Kuçin.
Pasi ishte caktuar në arrest shtëpie, Joz Marku tanimë do të jetë vetëm në detyrim paraqitje. Këngëtari së bashku me Kristjan Nikollin dhe disa persona të tjerë dyshohet se i zunë pritë Eduart Kuçit pranë mbikalimit të Rinasit ku e ndaluan duke mbajtur tabela policie dhe më pas e dhunuan.
Ish-banori i Big Brother VIP shfaqet teksa e godet disa herë Kuçin dhe i kërkon të ulet në gjunjë. Në deklaratën e dhënë në polici, Marku është shprehur se Kuçi e kishte ofenduar nga familja dhe për këtë arsye e kishte goditur me shpullë. Versus.al

