Të shtënat gjatë operacionit antidrogë në Krujë, reagon policia: U qëllua në ajër për të larguar rrezikun nga kafshët

29 Shtator 2026 | 14:24

Policia e Tiranës ka dalë me një reagim lidhur me raportimet për të shtëna me armë në një operacion antidrogë të regjistruar këtë të martë në Krujë. Policia bën me dije se një punonjës policie për të larguar rrezikun nga kafshët e egra të pyllit, ka qëlluar në ajër me armë zjarri.

Sipas policisë, në mungesë të valëve telefonike ka qenë i pamundur komunikimi me grupet e tjera të kontrollit dhe fillimisht është dyshuar se është qëlluar nga ndonjë person. Operacioni mësohet se u zhvillua me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të kanabisit në Krujë ku u konstatuan dhe asgjësuan rreth 300 bimë kanabis.

Njoftimi i plotë:

Strukturat e DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të kanabisit, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, po ushtrojnë kontrolle në territorin e rrethit Krujë.

Shërbimet e Policisë ishin ndarë në disa grupe, në zona të ndryshme.

Rreth orës 11:30, një punonjës policie, pjesë e një grupi kontrolli, në një zonë të pyllëzuar malore të Njësisë Administrative Cudhi, për të larguar rrezikun nga kafshët e egra të pyllit, ka qëlluar në ajër me armë zjarri. Në mungesë të valëve telefonike ka qenë i pamundur komunikimi me grupet e tjera të kontrollit dhe fillimisht, nga grupet e tjera, kur kanë dëgjuar të shtënat, është dyshuar se është qëlluar nga ndonjë person.

Me sqarimin e rastit dhe kryerjen e dokumentimit ligjor të rastit, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në terren për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Deri në këto momente, janë konstatuar dhe asgjësuar rreth 300 bimë kanabis.

Lajm në përditësim…

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

PD kërkesë për informacion zyrtar Kryeministrit dhe Presidentit për çështjen e SHISH

Partia Demokratike i ka dërguar këtë të martë një kërkesë zyrtare për informacion Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Bajram Begaj lidhur me procedurat e përdorura...
14:19 | 29/09/2026

Rama: Duhet të krijojmë kushte për turizmin luksoz, Shqipëria i ka kushtet për të punuar me investues të mëdhenj

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Samitin e Euronews 2026 për Turizmin foli edhe lidhur me investimet në Zvërnec dhe në ishullin e...
14:12 | 29/09/2026

Rama nga samiti i Turizmit: Bota është synimi ynë i ardhshëm, i kemi lënë pas fqinjët tanë prej 5 vitesh

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të martë në Samitin e Euronews 2026 për Turizmin në Bruksel. Ramë gjatë fjalës së tij u shpreh...
13:58 | 29/09/2026