web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali në SHISH/ PD, kërkesë për informacion zyrtar Kryeministrit dhe Presidentit

29 Shtator 2026, 14:19, Aktualitet CNA

Skandali në SHISH/ PD, kërkesë për informacion zyrtar

Partia Demokratike ka bërë një kërkesë për informacion drejtuar kryeministrit dhe Presidentit për emërimin dhe dekretimin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hysenit.

Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, u shpreh në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, se në kushtet e kësaj emergjence dhe për shkak të rëndësisë që kjo çështje ka për sigurinë kombëtare, PD pret një përgjigje urgjente, të plotë dhe transparente nga institucionet përkatëse.

Balliu shton më tej se kjo nuk është çështje personale apo partiake, por është një çështje që lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare dhe me funksionimin e institucioneve të shtetit.

Deklarata e plotë:

Si rrjedhojë e situatës alarmante në të cilën ndodhet vendi, në një moment kur siguria kombëtare është cenuar rëndë, ngrihen pyetje serioze mbi mënyrën se si janë administruar institucionet më të rëndësishme të sigurisë së vendit.

Sipas të dhënave dhe fakteve që janë bërë publike, institucione të rëndësishme të sigurisë kanë qenë nën ndikimin e Ergys Agasit. Policia e Shtetit, ku në krye të saj ndodhet Ilir Proda; AKSHI, ku drejtoreshë ka qenë Mirlinda Karçanaj; strukturat e sigurisë kibernetike ku bashkëshorti i drejtoreshës Ervina Gjana ishte shoqërues i Agasit; si dhe SHISH, ku janë bërë publike faktet se shefja e shërbimit informativ ishte në shërbim të Agasit dhe bandave që ai koordinonte në interes të qeverisë.

Nëse drejtues të institucioneve kyçe të sigurisë kombëtare i përgjigjen një personi që nuk mban asnjë funksion shtetëror, pyetja themelore është: kush e ka fuqinë dhe autoritetin për të vendosur mbi këto institucione?

Vetëm Kryeministri ka autoritetin institucional mbi një pjesë të konsiderueshme të këtij zinxhiri ekzekutiv. Për këtë arsye, është e pamjaftueshme dhe e pabesueshme çdo përpjekje për të paraqitur Edi Ramën si të paditur për veprimtarinë apo marrëdhëniet e njerëzve që kanë pasur akses dhe ndikim në institucionet më të rëndësishme të sigurisë së vendit.

Nuk ka asnjë njeri serioz që mund ta marrë seriozisht pretendimin se Edi Rama nuk di asgjë. Sot, në cilësinë e nënkryetarit të Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, si dhe si deputet i pajisur me certifikatë sigurie, i kam dërguar Presidentit të Republikës dhe Kryeministrit një kërkesë zyrtare për informacion mbi kriteret dhe procedurat e përdorura nga Edi Rama për propozimin e Vlora Hysenit, si dhe mbi kriteret dhe procedurën e ndjekur nga Presidenti i Republikës për miratimin e këtij propozimi.

Në kushtet e kësaj emergjence dhe për shkak të rëndësisë që kjo çështje ka për sigurinë kombëtare, pres një përgjigje urgjente, të plotë dhe transparente nga institucionet përkatëse. Kjo nuk është një çështje personale apo partiake. Është një çështje që lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare dhe me funksionimin e institucioneve të shtetit. /CNA





Lajmet e fundit nga