Kredi të buta dhe qira të subvencionuara, ministrja Ibrahimaj për programin e ri të strehimit: Thirrjet synojmë t’i hapim në nëntor

Thirrjet për kreditë e buta dhe programin e qirave të subvencionuara pritet të hapen brenda muajit nëntor. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, tha se aktualisht po finalizohen ndryshimet në ligjin për strehimin dhe aktet nënligjore.

“Ne jemi akoma duke finalizuar ndryshimet në ligjin për strehimin”, tha Ibrahimaj, duke shtuar se paralelisht po punohet për aktet që do t’i hapin rrugë programeve të reja. Sipas saj, skemat nuk do t’u drejtohen vetëm familjeve në nevojë, por edhe çifteve të reja dhe profesionistëve të rinj. “Kemi rritur gamën e përfituesve të programeve të strehimit. Të ardhurat që kemi marrë parasysh janë të ardhura mbi mesatare”, deklaroi ministrja.

Ibrahimaj theksoi se synimi është që mbështetja të shtrihet edhe te shtresa e mesme. “Një çift që merr një pagë mesatare apo më të lartë se mesatarja… i dedikohet jo vetëm shtresës në kategori sociale, por edhe shtresës së mesme”. Për vitin 2027 parashikohet mbështetje për 4 mijë çifte të reja, përmes 2 mijë kredive me interes zero për apartamente deri në 60 mijë euro dhe 2 mijë kredive me interes 3% për apartamente mbi 60 mijë euro. Tavani i të ardhurave të çiftit është 280 mijë lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, programi i qirave parashikon 3 mijë përfitues, me subvencionim të 50% të qirasë, deri në 400 euro. Në fokus janë çiftet e reja dhe emigrantët e rikthyer që plotësojnë kriteret. “Uroj që ligji për strehimin të miratohet në Parlament brenda mesit të nëntorit dhe menjëherë më pas do të shpallim thirrjet, uroj shumë brenda muajit nëntor”, përfundoi Ibrahimaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?