AKTUALITET /

Dyshohet se vuri SHISH-in në shërbim të Agasit, Vlora Hyseni kërkon lirimin nga arresti shtëpiak

Shkruar nga Versus

Dyshohet se vuri SHISH-in në shërbim të Agasit, Vlora Hyseni

Ish-drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni ka ankimuar masën e arrestit shtëpiak të caktuar nga Gjykata e Posaçme. Me anë të një kërkese në Apelin e posaçëm, Hyseni kërkon heqjen e masës së sigurisë pavarësisht hetimeve që SPAK po kryen ndaj saj.

Hyseni akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrjen e informacioneve sekrete. Gjatë kohës që ishte në krye të SHISH, Hyseni dyshohet se ndihmoi biznesmenin e shpallur në kërkim Ergys Agasi që t'i shpëtonte drejtësisë dhe të lëvizte i sigurt nëpër territor duke përdorur makinën e saj dhe të institucionit që ajo drejtonte. 

Mesazhet e publikuara të bisedave mes tyre treguan se Hyseni informonte Agasin në mënyrë aktive gjatë kohës që biznesmeni kërkohej për skandalin e miliona eurove të zhvatura nga AKSHI. Versus.al

Poll