
Paraditen e sotme u raportua për të shtëna me armë zjarri në zonën e Cudhit në Qafë Shtamë ku policia po zhvillonte një operacion antidrogë. Dyshimet ishin se persona të armatosur kishin hapur zjarr ndaj policisë për të mos i lejuar që t’u afroheshin sipërfaqeve të mbjella me kanabis.
Por vetë policia sqaron se nuk ka patur një gjë të tillë dhe se rreth orës 11:30, një efektiv qëlloi në ajër për të trembur kafshët e egra të pyllit ku po zhvillohej operacioni.
Duke qenë se nuk kishte patur valë telefonike, e ka patur të pamundur të njoftonte grupet e tjera të kontrollit dhe këto të fundit kanë dyshuar se kishte patur të shtëna me armë zjarri nga ndonjë person tjetër.
Ndërkohë falë kontrolleve në terren, u gjetën dhe asgjësuan rreth 300 bimë kanabis. Versus.al

